Fuste gjëra të ndaluara në burgun e Prizrenit, kapet në flagrancë dhe arrestohet gardiani 50-vjeçar

16.03.2022

Hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin: B.R., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar), nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘marrje ryshfeti’. I dyshuari, oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në […]

Hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin: B.R., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar), nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘marrje ryshfeti’.

I dyshuari, oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.