Fshehu armën e zjarrit në banjë të një kafiterie në Prizren, arrestohet i dyshuari nga policia

08.06.2022

Me datë 7 qershor 2022 rreth orës 20:00, Njësiti patrullues i stacionit policor në Prizren, ka pranuar një informatë se në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, në një kafiteri është një person i cili dyshohet se në banjën e lokalit ka fshehur një armë. Reagimi policor ishte i menjëhershëm dhe në kafiteri ka arritur që […]

Fshehu armën e zjarrit në banjë të një kafiterie në Prizren, arrestohet i dyshuari nga policia Foto: Ilustrim

Me datë 7 qershor 2022 rreth orës 20:00, Njësiti patrullues i stacionit policor në Prizren, ka pranuar një informatë se në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, në një kafiteri është një person i cili dyshohet se në banjën e lokalit ka fshehur një armë.

Reagimi policor ishte i menjëhershëm dhe në kafiteri ka arritur që ta identifikojë dhe ta ndalojë të dyshuarin: B.M. ,i datëlindjes 1976 m/sh/k. Patrulla ka gjetur dhe sekuestruar armën në cilësinë e provave materiale.

Policia ka sekestuar një pistoletë dhe një karikator.

Personi i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor Prizren. Pas intervistimit të dyshuarit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka rekomanduar të iniciohet rasti në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor ne Prizren.