[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 4 personave, të dyshuar për vrasje të rëndë

31.08.2021

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, , me autorizim të lëshuar nga prokurori i shtetit-Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me të cilin është lejuar publikimi përmes mediave të shkruara dhe elektronike i fotografive të personave të poshtëshënuar, kërkon bashkëpunimin më qytetarët dhe beson se me […]

[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 4 personave, të dyshuar për vrasje të rëndë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, , me autorizim të lëshuar nga prokurori i shtetit-Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me të cilin është lejuar publikimi përmes mediave të shkruara dhe elektronike i fotografive të personave të poshtëshënuar, kërkon bashkëpunimin më qytetarët dhe beson se me ndihmën e qytetarëve do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personave të dyshuar në kërkim.

Personat e kërkuar janë: Fitim (Ekrem) Vatovci – 28 vjeçar, Adrian (Beqir) Izeti – 29 vjeçar, Leutrim (Fehmi) Selimi – 30 vjeçar dhe Valmir (Fehmi) Selimi – 25 vjeçar.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Kërkesë për bashkëpunim

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, me autorizim të lëshuar nga prokurori i shtetit-Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me të cilin është lejuar publikimi përmes mediave të shkruara dhe elektronike i fotografive të personave të poshtëshënuar, kërkon bashkëpunimin më qytetarët dhe beson se me ndihmën e qytetarëve do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personave të dyshuar në kërkim.

Personat e kërkuar janë të dyshuar se kanë veprën penale vrasje e rëndë me datë 10.07.2021 në rrugën “Evlia Qelebiu” në Mitrovicë.

Gjithashtu kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për arrestimin e personave të dyshuar se kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë me datë 12.02.2021, në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me personat në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmëroj Policinë e Kosovës .

Informacione për personat në kërkim, mund të dërgoni në Nënstacionin/ Stacionin Policor më të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192- +381 (0)28 532 366
-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu
– 044/704 511
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com