E rrahu ish bashkëshorti, gruaja nga Prizreni përfundon në spital

26.11.2022

Rastet e dhunës në familje, ku kryesisht femrat janë viktima, kohëve të fundit janë shpeshtuar, kjo po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës dërguar mediave. Me datë 24 nëntor në Stacionin Policor në Prizren është raportuar se një grua është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj, e ku si pasojë viktima është […]

E rrahu ish bashkëshorti, gruaja nga Prizreni përfundon në spital Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje, ku kryesisht femrat janë viktima, kohëve të fundit janë shpeshtuar, kjo po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës dërguar mediave.

Me datë 24 nëntor në Stacionin Policor në Prizren është raportuar se një grua është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj, e ku si pasojë viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor, shkruan SuharekaOnline.

Lidhur me këtë rast policia ka njoftuar se i dyshuari ende nuk është arrestuar dhe se rasti është duke u hetuar.

“Prizren 24.11.2022 – 19:00. Raportohet se viktima femër kosovare ka kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, pasi që me datën e lart-cekur ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull  kosovar i ka shkuar te banesa dhe e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet.” thuhet në raportin e policisë.