Dy të arrestuar për të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar në Gjakovë

13.07.2025

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Gërqinë të Gjakovës, nën dyshimin se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Dy të arrestuar për të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar në Gjakovë Foto: Ilustrim

Ngjarja ka ndodhur më 12 korrik dhe policia ka ndërhyrë menjëherë pas marrjes së informatës për të shtënat.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar tri armë të llojit pistoletë, 104 fishekë, 29 gëzhoja të përdorura si dhe dy karikatorë.

Pas intervistimit nga organet kompetente, njëri nga të dyshuarit është liruar me vendim të prokurorit, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Autoritetet kanë ritheksuar se përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje, festa apo ngjarje të tjera shoqërore përbën vepër të rëndë penale dhe do të trajtohet me zero tolerancë.

Policia ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin veprimet e tilla të rrezikshme dhe të bashkëpunojnë për garantimin e sigurisë publike.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More