Dy raste të dhunës në familje raportohen në Policinë e Prizrenit brenda pak orëve, arrestohen dy të dyshuar

03.02.2023

Rastet e dhunës në familje janë rastet të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës, ky fenomen ka qenë dhe do të mbetet sfidë për institucionet e vendit e poashtu shqetësues për shoqërinë. Nga raportet e policisë për këto raste bëhet e ditur që viktimat e dhunës në familje kryesisht janë femrat, raporton […]

Dy raste të dhunës në familje raportohen në Policinë e Prizrenit brenda pak orëve, arrestohen dy të dyshuar Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë rastet të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës, ky fenomen ka qenë dhe do të mbetet sfidë për institucionet e vendit e poashtu shqetësues për shoqërinë.

Nga raportet e policisë për këto raste bëhet e ditur që viktimat e dhunës në familje kryesisht janë femrat, raporton SuharekaOnline.

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar së fundi në stacionin policor në Prizren.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë rreth orës 14:30 një femër ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psikike nga vjehrrit e saj.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me rekomandim të prokurorit kujdestar rasti është proceduar në proceurë të rregullt.

Ndërsa, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Prizren 01.02.2023 –  14:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psiqike nga vjehrrit e saj. Në lidhje me rastin janë intervistuar të dyshuarit kosovarë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me rekomandim të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.

Poashtu, një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar edhe gjatë ditës së enjte rreth orës 00:40 në Policinë e Prizrenit.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona (meshkuj) pasi që të nëjtit dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një familjarës.

Policia poashtu, bën të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Prizren 02.02.2023 – 00:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.” thuhet tutje në njoftimin e policisë.