Sulmoi fizikisht familjaren e tij, arrestohet i dyshuari në Prizren

10.08.2023

Rastet e dhunës në familje janë ndër rastet më të shpeshta që raportohen në Policinë e Kosovës dhe poashtu të njëjtat mbesin sfidë për institucionet e shtetit. Nga raportet e policisë bëhet e ditur se në shumicën e këtyre rasteve, viktimat janë fatkeqësisht femra. Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditës së […]

Sulmoi fizikisht familjaren e tij, arrestohet i dyshuari në Prizren Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë ndër rastet më të shpeshta që raportohen në Policinë e Kosovës dhe poashtu të njëjtat mbesin sfidë për institucionet e shtetit.

Nga raportet e policisë bëhet e ditur se në shumicën e këtyre rasteve, viktimat janë fatkeqësisht femra.

Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditës së mërkurë në Stacionin Policor në Prizren, raporton SuharekaOnline.

Si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast ka pranuar edhe tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 09.08.2023-05:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën femër kosovare ,  e kishte sulmuar fizikisht atë. Si pasojë, e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.