Pas një mosmarrëveshje djali sulmon fizikisht babain e tij në Prizren

12.08.2023

Rastet e dhunës në familje janë ndër rastet më të shpeshta që raportohen në Policinë e Kosovës dhe poashtu të njëjtat mbesin sfidë për institucionet e shtetit. Nga raportet e policisë bëhet e ditur se në shumicën e këtyre rasteve, viktimat janë fatkeqësisht femra, por të premtën e 11 gushtit, viktimë e dhunës në familje […]

Pas një mosmarrëveshje djali sulmon fizikisht babain e tij në Prizren Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë ndër rastet më të shpeshta që raportohen në Policinë e Kosovës dhe poashtu të njëjtat mbesin sfidë për institucionet e shtetit.

Nga raportet e policisë bëhet e ditur se në shumicën e këtyre rasteve, viktimat janë fatkeqësisht femra, por të premtën e 11 gushtit, viktimë e dhunës në familje ishte edhe një burrë në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës në Prizren bëhet e ditur se një burrë është sulmuar fizkisht nga djali i tij.

Policia poashtu, bën të ditur se sulmi fizik ndodhi shkaku i një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete i dyshuari dhe viktima.

Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime trupore, ku edhe i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Prizren 11.08.2023-11:40.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari  është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në raportin e policisë.