Dy persona sulmojnë fizikisht dy të tjerë në Prizren, ndërhynë policia

07.08.2023

Katër persona janë përfshirë në një rrahje të dielën në Prizren. Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se të dielën e 6 gushtit, dy persona të dyshuar kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë, raporton SuharekaOnline. Policia njofton se si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar tretman mjekësor. Poashtu, […]

Dy persona sulmojnë fizikisht dy të tjerë në Prizren, ndërhynë policia Foto: Ilustrim

Katër persona janë përfshirë në një rrahje të dielën në Prizren.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se të dielën e 6 gushtit, dy persona të dyshuar kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë, raporton SuharekaOnline.

Policia njofton se si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar tretman mjekësor.

Poashtu, thuhet se rasti ka ndodhur në Prizren në rrugën “Enver Haradinaj”.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Rr. Enver Haradinaj, Prizren, 06.08.2023 – 02:05. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj  kosovarë. Si pasoj e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.