Dogana parandalon futjen ilegale të iPhone 17 Pro Max në Kosovë

28.11.2025

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli rutinë në pikëkalimin kufitar të Vermicës, është zbuluar dhe parandaluar një rast i tentim-shmangies së detyrimeve doganore.

Dogana parandalon futjen ilegale të iPhone 17 Pro Max në Kosovë Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit, gjatë një inspektimi të detajuar, njësitë doganore kanë gjetur në posedim të palës përgjegjëse 4 telefona të rinj “iPhone 17 Pro Max” si dhe pjesë të ndryshme për telefona mobil, të cilat nuk ishin deklaruar në procedurën e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës.

Vlera totale e mallit të sekuestruar kap shifrën mbi 5,000 euro. Meqenëse mallrat ishin të padeklaruara, ato janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit të përfshirë janë iniciuar procedura për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrolleve kufitare, mbrojtjen e tregut dhe garantimin e konkurrencës së drejtë, duke vazhduar të parandalojë çdo tentim të shmangies së detyrimeve doganore.

Institucioni u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë ligjet doganore dhe të deklarojnë saktë mallrat, me qëllim që të shmangen pasojat ligjore dhe financiare.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More