Dogana e Kosovës sekuestron gati 300 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

11.12.2025

Dogana e Kosovës ka njoftuar për një rast të rëndësishëm sekuestrimi të parave të padeklaruara në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit.

Dogana e Kosovës sekuestron gati 300 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit Foto: Ilustrim

Gjatë kontrolleve të rregullta, zyrtarët doganorë kanë ndalur një automjet për verifikim më të detajuar në vijën e dytë, pasi drejtuesi i tij kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të raportuar.

Gjatë kontrollit, doganierët kanë zbuluar një shumë të konsiderueshme prej 295,270 euro, e cila ishte e fshehur brenda veturës dhe nuk ishte deklaruar sipas rregullave ligjore. Menjëherë pas zbulimit, paratë janë sekuestruar në përputhje me procedurat në fuqi, ndërsa rasti është dërguar për hetime të mëtejshme.

Në njoftimin e saj, Dogana e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrolleve kufitare dhe në luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme, me synim mbrojtjen e sigurisë dhe interesave të shtetit.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More