Dhunohet një femër në Prizren, arrestohet i dyshuari

28.07.2023

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që dyshohet sa ka dhunuar një femër. Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se të enjten rreth orës 17:00 një person ka raportuar se një mashkull ka dhunuar një femër, raporton SuharekaOnline. Lidhur me rastin policia njofton se është arrestuar një i dyshuar dhe pas intervistimit me […]

Dhunohet një femër në Prizren, arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që dyshohet sa ka dhunuar një femër.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se të enjten rreth orës 17:00 një person ka raportuar se një mashkull ka dhunuar një femër, raporton SuharekaOnline.

Lidhur me rastin policia njofton se është arrestuar një i dyshuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNIM:  Prizren 27.07.2023, 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se  i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.