Burri nga Studençani e sulmon fizikisht dhe kërcënon gruan e tij se do ta vrasë

16.11.2022

Dhuna në familje është njëra prej dukurive më sfiduese për Policinë e Kosovës, ku pothuajse çdo ditë po raportohen raste të tilla në këtë institucion. Një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Stacionin Policor në Suharekë nga një grua nga fshati Studençan e cila ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti […]

Burri nga Studençani e sulmon fizikisht dhe kërcënon gruan e tij se do ta vrasë Foto: Ilustrim

Dhuna në familje është njëra prej dukurive më sfiduese për Policinë e Kosovës, ku pothuajse çdo ditë po raportohen raste të tilla në këtë institucion.

Një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Stacionin Policor në Suharekë nga një grua nga fshati Studençan e cila ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj duke shtuar se i njejti e ka ofenduar dhe e ka kërcënuar me vdekje.

Rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar dje nga viktima dhe familjarët e saj, ku tregoi se viktima ka deklaruar se nga bashkëshorti i saj ka pasur edhe presion psiqik.

Sylaj ka bërë të ditur se viktima ka thënë se bashkëshorti i saj nuk po e lejonte që të kthehet në Suedi ku po punonte dhe jetonte aty, duke ia marrë asaj dokumente personale, kartelën bankare dhe certifikatën e nënshtetësisë së djalit të tyre.

Komandanti i Policisë në Suharekë, Afrim Sylaj bën të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa viktima bashkë me fëmijët e saj është dërguar në strehimore.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti po hetohet nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale ‘Dhunë në famije’ dhe ‘Kanosje’.