Sylaj: Policia ka rritur numrin e patrollimeve gjatë 24 orëve

18.10.2023

Këtë të enjte është mbajtur takimi i koordinimit lokal për siguri në Komunën e Suharekës ndërmjet përfaqësuesve të komunës dhe stacionit policor në Suharekë. Nikoqire e këtij takimi ka qenë nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka e cila ka folur për aktivitetet dhe punët që janë kryer në komunë brenda dy jave. Ndërkaq, për gjendjën e […]

Sylaj: Policia ka rritur numrin e patrollimeve gjatë 24 orëve Foto: Komandant i stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj

Këtë të enjte është mbajtur takimi i koordinimit lokal për siguri në Komunën e Suharekës ndërmjet përfaqësuesve të komunës dhe stacionit policor në Suharekë.

Nikoqire e këtij takimi ka qenë nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka e cila ka folur për aktivitetet dhe punët që janë kryer në komunë brenda dy jave.

Ndërkaq, për gjendjën e sigurisë në komunë ka raportuar komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj.

Gjatë këtij takimi sipas vlerësimit të tij gjendja e sigurisë është cilësuar e qetë dhe stabile. Komandanti ka thënë se për shkak të gjendjës së krijuar tash së fundi në vend dhe situatës së sigurisë në përgjithësi, policia ka shtuar disa masa dhe ka rritur numrin e patrollimeve gjatë 24 orëve.

Ai në veçanti ka fol për kampanjën e vetëdijësimit për siguri në trafik, të cilën e ka vlerësuar si shumë të suksesshme e cila ka dhënë rezultatet e saja.