Burri nga Beogradi kërcënon gruan e tij në Prizren: ‘Nëse s’del prej shpisë, t’vras’

  • 29.03.2023
Burri nga Beogradi kërcënon gruan e tij në Prizren: ‘Nëse s’del prej shpisë, t’vras’

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë  në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi edhe një grua nga fshati Lukinje e Prizrenit, e cila ka deklaruar se është viktimë e dhunës së shkaktuar nga partneri i saj.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se 32-vjeçarja ka deklaruar se bashkëshorti i saj i cili punon dhe vepron në Beograd, e ka kërcënuar përmes telefonit.


Bazuar në dëshminë e saj, 30-vjeçari i ka kërkuar që të largohet nga shtëpia e tyre, në të kundërtën do ta vrasë me armë. Ajo që e ka shqetësuar edhe më shumë viktimën, është fakti që sipas saj, i dyshuari posedon armë zjarri të cilën e mban në shtëpinë e përbashkët.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me fishekë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar për veprat ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit për intervistim./GazetaSinjali/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë