Arrestohet për dhunim ndaj të miturës një person në Prizren

  • 17.09.2022
Arrestohet për dhunim ndaj të miturës një person në Prizren

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve si dhe dhunës seksuale ka filluar të ketë rritje shqetësuese në vendin tonë.

Viktimat e këtyre rasteve jo rrallë herë janë edhe vajza të mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur.

Një rast i dhunimit ka ndodhur edhe në Prizren, ku një grua ka denoncuar një rast në stacionin policor se vajza e saj e mitur kishte dalë në takim me një person të rritur dhe se ka dyshime se me të ka pasur kontakt intim.


Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se dje më 16 shtator është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e dhunimit ndaj viktimës së mitur femër kosovare.

Rasti është raportuar më 11 shtator rreth orës 13:20 në Prizren.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNIM / Prizren 11.09.2022 – 13:20. Me 16.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e lartcekur ndaj viktimës së mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë