Arrestohet një person në Greikoc, gjuajti me armë në lokal me muzikë “live” në Lubizhdë

23.06.2022

Me datë 22 qershor 2022 rreth orës 17:35, hetuesit e Stacionit Policor Prizren VERI, pas një pune operativo hetimore, kanë arrit qe ne fshatin Greikoc të Suharekës të gjejnë dhe të sekuestrojnë në cilësinë e provave materiale: • Një pushke automatike AK 47;• Një karikator dhe;• Nëntë (9) fishekë. Sekuestrimi është bërë në prezencën e […]

Arrestohet një person në Greikoc, gjuajti me armë në lokal me muzikë “live” në Lubizhdë Foto: Ilustrim

Me datë 22 qershor 2022 rreth orës 17:35, hetuesit e Stacionit Policor Prizren VERI, pas një pune operativo hetimore, kanë arrit qe ne fshatin Greikoc të Suharekës të gjejnë dhe të sekuestrojnë në cilësinë e provave materiale:

• Një pushke automatike AK 47;
• Një karikator dhe;
• Nëntë (9) fishekë.

Sekuestrimi është bërë në prezencën e dëshmitarit dhe të avokatit mbrojtëse i të dyshuarit, E.R. , i datëlindjes 1992, m/sh/k.

I dyshuari me datën 11 maj 2022, kishte gjuajtur me armë zjarri në një lokal ku mbahej muzikë ”live” në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Nuk kishte persona të lënduar përveç dëmeve materiale.

I dyshuari është arrestuar nga ana e hetuesve policor më 25 maj 2022 dhe i njëjti gjendet nën masën e paraburgimit.