Arrestohet dhe dërgohet në mbajtje prizrenasi i cili sulmoi fizikisht gruan e tij

10.07.2023

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit. Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës. Në Policinë e Kosovës në Prizren gjatë ditës së dielë një femër […]

Arrestohet dhe dërgohet në mbajtje prizrenasi i cili sulmoi fizikisht gruan e tij Foto: Ilustrim

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit.

Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Në Policinë e Kosovës në Prizren gjatë ditës së dielë një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Policia ka njoftuar se pas raportimit i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 09.07.2023-20:42 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.