Arrestohen dy të dyshuar në Prizren, njëri shitës e tjetri përdorues i substancave narkotike

17.07.2023

Dy persona të dyshuar janë arrestuar të dielën në Qytetin e Prizrenit. Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën rreth orës 02:20 janë arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që njëri prej tyre është kapur në flagrancë duke përdorur substanca narkotike të llojit speed, raporton SuharekaOnline. Policia bën të ditur se gjatë kontrollit tek […]

Arrestohen dy të dyshuar në Prizren, njëri shitës e tjetri përdorues i substancave narkotike Foto: Ilustrim

Dy persona të dyshuar janë arrestuar të dielën në Qytetin e Prizrenit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën rreth orës 02:20 janë arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që njëri prej tyre është kapur në flagrancë duke përdorur substanca narkotike të llojit speed, raporton SuharekaOnline.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla njëra me substancë narkotike e llojit marihuanë dhe tjetra me substancë speed në preshë prej 0.19 gram dhe cigare e joint në peshë prej 5.19 gram.

Ndërsa, i dyshuari tjetër dyshohet të jetë shitës i lëndëve narkotike.

Policia bën të ditur se të dyshuarit, kanë pranuar tretman mjekësor në repartin e neuropsikiatrisë, dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Kalaja e Prizrenit, Prizren 16.07.2023 – 02:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri nga ta është kapur në flagrancë duke përdorur substanca narkotike të llojit speed, dhe gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur e konfiskuar dy qese të vogla njëra me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tjetra me substancë speed në peshë 0.19 gramë dhe cigare joint në peshë 5.19 gramë, ndërsa i  dyshuari tjetër dyshohet të jetë shitës i lëndëve narkotike. Të dyshuarit, kanë pranuar tretman mjekësor në repartin e neuropsikiatrisë, dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.” thuhet në njoftimin e policisë.