Aksidentohen dy vetura tek “Qafa e Duhlës”, lëndohet një person
- 23.05.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 18:10 tek Qafa e Duhlës në Suharekë, raporton SuharekaOnline.
Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve me ngasës meshkuj.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar nj9ri nga ngasësit i cili ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar për në shtëpi.
“Qafa e Duhlës, Suharekë 22.05.2023 – 18:10. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga ngasësit i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.” thuhet në njoftimin e policisë.