Aksidentohen dy vetura me targa të Serbisë në Prizren, lëndohen 6 persona
Një aksident trafiku ka ndodhur dje gjatë ditës së martë në Prizren. Dy vetura me targa të Serbisë dje gjatë ditës së martë janë goditur mes vete në qytetin e Prizrenit, raporton SuharekaOnline. Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e aksidentit, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave dhe katër […]
Një aksident trafiku ka ndodhur dje gjatë ditës së martë në Prizren.
Dy vetura me targa të Serbisë dje gjatë ditës së martë janë goditur mes vete në qytetin e Prizrenit, raporton SuharekaOnline.
Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e aksidentit, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave dhe katër pasagjerë të njërës veturë të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.
Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur të martën rreth orës 19:50.
“Prizren 01.08.2023 – 19:50. Ka ndodhë aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura me targa të serbisë me drejtues meshkuj kosovarë.
Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave dhe katër pasagjerë të njërës veturë të cilët pas tretmanit mjekësorë janë liruar për në shtëpi.” thuhet në raportin e policisë.