Aksident në Lubizhdë, vetura godet një fëmijë, dërgohet në QKUK

08.08.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë një automjet me targa të huaja dhe me drejtues mashkull kosovar si dhe një këmbësori mashkull fëmijë. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e […]

Aksident në Lubizhdë, vetura godet një fëmijë, dërgohet në QKUK Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë një automjet me targa të huaja dhe me drejtues mashkull kosovar si dhe një këmbësori mashkull fëmijë.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:45 në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

I lënduari pas ndihmës mjekësore në Prizren është dërguar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME / Fsh. Lubizhdë, Prizren,07.08.2022-22:45. Ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë një automjet me targa të huaja dhe me drejtues mashkull  kosovar si dhe një këmbësori mashkull fëmijë. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I lënduari pas ndihmës mjekësore në Prizren është dërguar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.