Afro dy vjet nga vrasja e Liridona Ademajt – sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit

24.11.2025

29 nëntori shënon dyvjetorin e një prej rasteve më të rënda kriminale që tronditi opinionin publik në mbarë vendin.

Afro dy vjet nga vrasja e Liridona Ademajt – sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit Foto: Ilustrim

Bëhet fjalë për vrasjen makabre të Liridona Ademajt, e cila humbi jetën mizorisht në prani të familjarëve të saj. Për këtë rast, i akuzuari kryesor që po përballet me drejtësinë është Naim Murseli.

Sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore për këtë ngjarje të rëndë, ka konfirmuar vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj. Ai ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se familja po e përjeton me shumë vështirësi këtë javë, pasi afrohet data kur Liridona u privua nga jeta dy vite më parë.

“Java që po vjen është e vështirë për ne, pasi më 29 nëntor bëhen dy vite nga vrasja e Liridones sonë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë. Vetëm drejtësia e shpejtë, profesionale dhe pa gabime mund të na lehtësojë dhimbjen e rëndë që po e përjetojnë fëmijët e saj dhe ne”, ka shkruar Ademaj.

Në seancën e sotme pritet të jetë i pranishëm edhe i akuzuari kryesor, Naim Murseli, ndërsa familja e Liridona Ademajt apelon për një proces të drejtë, transparent dhe profesional, duke theksuar se drejtësia është e vetmja mënyrë për t’ua lehtësuar sadopak dhimbjen që vazhdojnë të bartin tash e dy vite.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More