74 aksidente për 24 orë në Kosovë, një prej tyre me fatalitet

07.06.2022

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 74 aksidente, ku fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, 31 aksidente të tjera përfunduan me persona të lënduar dhe 42 sosh me dëme materiale. Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur […]

74 aksidente për 24 orë në Kosovë, një prej tyre me fatalitet Foto: Ilustrim

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 74 aksidente, ku fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 31 aksidente të tjera përfunduan me persona të lënduar dhe 42 sosh me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 1,591 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 26 persona, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 7 të tjerë në vuajtje të dënimit.