63 persona vdiqën në aksidente trafiku këtë vit

08.08.2022

Ditët e fundit sipas raporteve të PK-së ka shënuar rritje numri i aksidenteve, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur 96 aksidente, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, 31 aksidente kanë qenë me persona të lënduar dhe 65 të tjera me dëme materiale. Ndërkaq, gjatë periudhës kohore janar – korrik […]

63 persona vdiqën në aksidente trafiku këtë vit Foto: Police yellow line on traffic accident

Ditët e fundit sipas raporteve të PK-së ka shënuar rritje numri i aksidenteve, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur 96 aksidente, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, 31 aksidente kanë qenë me persona të lënduar dhe 65 të tjera me dëme materiale.

Ndërkaq, gjatë periudhës kohore janar – korrik në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 11 mijë e 551 aksidente trafiku, ku si pasojë e tyre kanë vdekur 63 persona.

Ndonëse në vitin paraprak janë shënuar më pak aksidente trafiku, por numri i të vdekurve nga këto aksidente ishte më i madh.

11 mijë e 418 aksidente kanë ndodhur gjatë 7 muajve të parë të vitit 2021, derisa 65 persona kanë vdekur.

Policia e Kosovës si masë për parandalimin e aksidenteve për Express ka bërë të ditur se ka shqiptuar edhe gjoba në muajt janar-korrik 2022, ku brenda kësaj periudhe kohore janë shqiptuar 379 mijë e 884 gjoba.

Në fund, nga policia kanë apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullar dhe shenjat e trafiku rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, kjo për të pasur një siguri më të madhe në trafik.

Janar-Korrik 2022
Aksidente fatale55
Persona të vdekur63
Aksidente me lëndime185
Personat e lënduar 143
Aksidente me dëme7140
Total aksidente11551
Tiketa të shqiptuara379884
Janar-Korrik 2021
Aksidente fatale56
Persona të vdekur65
Aksidente me lëndime4171
Personat e lënduar 8043
Aksidente me dëme7191
Total aksidente11418
Tiketa të shqiptuara268244