47 aksidente e mbi 1400 tiketa trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

21.02.2022

Policia ka bërë të ditur se 47 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në vend, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet. Ndërsa, 23 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 24 me dëme materiale. Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe […]

47 aksidente e mbi 1400 tiketa trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia ka bërë të ditur se 47 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në vend, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 23 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 24 me dëme materiale.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 1,461 gjoba.

Ndërkaq, brenda kësaj periudhe kohore, policia ka arrestuar 15 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.