26 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet – policia dënon mbi 1,500 shoferë

05.09.2022

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet drejtuar pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave pasiqë jo rrallë herë si pasojë e mosrespektimit të rregullave në komunikacion po shkaktohen aksidente, e që disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet. Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 26 […]

26 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet – policia dënon mbi 1,500 shoferë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet drejtuar pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave pasiqë jo rrallë herë si pasojë e mosrespektimit të rregullave në komunikacion po shkaktohen aksidente, e që disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 26 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 8 aksidente të tjera ishin me persona të lënduar dhe kurse 17 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 583 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 19 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje.