20-vjeçari nga Prizreni gjendet i përgjakur në veturë, u ther disa herë me thikë

14.07.2022

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se i riu është dërguar në gjendje të rëndë në spital nga shokët e tij. Sipas informatave të para, ai u gjet në veturë, i përgjakur dhe nuk dihet ende se si ndodhi ngjarja. Pas ndihmës së parë mjekësore, Sinjali mëson se mjekët në Prizren kanë […]

20-vjeçari nga Prizreni gjendet i përgjakur në veturë, u ther disa herë me thikë Foto: Ilustrim

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se i riu është dërguar në gjendje të rëndë në spital nga shokët e tij. Sipas informatave të para, ai u gjet në veturë, i përgjakur dhe nuk dihet ende se si ndodhi ngjarja.

Pas ndihmës së parë mjekësore, Sinjali mëson se mjekët në Prizren kanë udhëzuar që viktima të transferohet menjëherë në Qendrën Klinike Universitare pasi gjendja e tij shëndetësore po vazhdon të përkeqësohet.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet policore për të bërë ekzaminimet e nevojshme. Patrulla policore ka tentuar të marrë një deklaratë nga 20-vjeçari por i njëjti nuk ka mundur të jap asnjë detaj si pasojë e gjendjes.

Hetimet për kapjen e të dyshuarve kanë nisur, me ç’rast me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si ‘lëndim i rëndë trupor’.