LVV
PDK
LDK
AAK

Zv.ministri i Shëndetësisë: Mund të ketë rishikim të masave por nuk mund ta them cila masë

25.01.2022

Berisha theksoi se këto janë masa të përkohshme, që sipas tij, çdo ditë merren të dhënat nga komiteti këshillëdhënës për përmirësimin e tyre, apo cilat kanë dhënë efekt pozitiv apo negativ. “Nuk mund ta them saktë cila masë do të ndryshohet, por do të ketë rishikim të këtyre masave, këto janë vendosur në një afat […]

Zv.ministri i Shëndetësisë: Mund të ketë rishikim të masave por nuk mund ta them cila masë

Berisha theksoi se këto janë masa të përkohshme, që sipas tij, çdo ditë merren të dhënat nga komiteti këshillëdhënës për përmirësimin e tyre, apo cilat kanë dhënë efekt pozitiv apo negativ.

“Nuk mund ta them saktë cila masë do të ndryshohet, por do të ketë rishikim të këtyre masave, këto janë vendosur në një afat dyjavor, por nuk do të thotë se nuk mund të ndërrohen brenda javës”, u shpreh Berisha në InfoMagazine.

Berisha theksoi se ora policore ka efekt në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Mendoj që ka arsye arsye kufizimi i kësaj forme, pengimin e lëvizjes nuk e bën ministria e Shëndetësisë por janë inspektorët e AUVK-ut dhe ministria e Brendshme, por ka efekt sepse këto nuk janë dhënë nga ana e kabinetit të ministrisë në kokë në veti, por janë marr propozime nga njohësit më të mirë të shëndetit publik”, ka thënë Berisha.

Etiketat

Ofertat e fundit