A do të ketë lirim të masave anti-COVID, flet zëvendësministri i Shëndetësisë
Zv.ministri Berisha ka theksuar se shqyrtimi i masave kundër COVID-19 do të bëhet në bazë të situatës së pandemisë me variantin Omicron. Po ashtu, ai ka shtuar se përgjatë këtyre tre ditëve shifrat po tregojnë një përmbysje të numrit të të shëruarve në raport me ato të të infektuarve me COVID-19. Zv.ministri i Shëndetësisë, Arsim […]
Zv.ministri Berisha ka theksuar se shqyrtimi i masave kundër COVID-19 do të bëhet në bazë të situatës së pandemisë me variantin Omicron.
Po ashtu, ai ka shtuar se përgjatë këtyre tre ditëve shifrat po tregojnë një përmbysje të numrit të të shëruarve në raport me ato të të infektuarve me COVID-19.
Zv.ministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha tha se në ditën e enjtë do të takohen së bashku me ekspertët dhe në bazë të situatës epidemiologjike në kohë reale, do të shikojnë dhe do të vendosin masat e reja.
“Ne i kemi marrë parasysh të gjitha kritikat që janë dhënë nga ana e publikut dhe akterëve politik dhe patjetër që këto masa do të shqyrtohen me datën 4 shkurt. Përderisa që tre ditë kemi një përmbytje për të mirë të të shëruarve në raport me të infektuarit ne do të presim edhe dy ditë, ditën e enjtë ne takohemi së bashku me ekspertët dhe në bazë të situatës në kohë reale ne do të shikojmë dhe do të vendosim për masat e reja”, ka thënë ai në KlanKosova.