Zjarri përfshin një hotel në Brezovicë, dëme të konsiderueshme materiale(Video)

15.02.2025

Një hotel në Brezovicë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

Zjarri përfshin një hotel në Brezovicë, dëme të konsiderueshme materiale(Video) Foto: Ilustrim

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë.

Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bën sigurimin e zonës përreth.

Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.” ka theksuar Veseli.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, derisa në ndihmë për shuarjen e zjarrit janë edhe zjarrfikës të Ferizajt dhe Kaçanikut.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More