Zjarret e shumta përkeqësojnë cilësinë ajrit në vendin tonë

  • 21.08.2021
Zjarret e shumta përkeqësojnë cilësinë ajrit në vendin tonë

Muaji Korrik e Gusht për Kosovën ishte mjaft e rënduar sidomos për zjarrfikësit, ku u përballën me shumë sfida të shuarjes së zjarrit.

Si Komuna e Suharekës ashtu edhe shumë komuna tjera të Kosovës janë përballur me zjarre të shumta, ku së fundmi ka pasur shpërthim të zjarrit në Biraq të Suharekës.

Pavarësisht se zjarret për momentin janë shuar, akoma ekziston rreziku nga shpërthimi dhe përhapja e zjarreve.


Të paktën kështu kanë thënë ekspertët në bazë të hulumtimeve të bëra, si pasojë e gjendjes së rënduar të zjarreve ka bërë që të përkeqësohet edhe cilësia e ajrit në vend.

Nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Dardan Abazi për EkonomiOnline ka theksuar se temperaturat që kanë mbizotëruar përgjatë këtyre muajve të fundit kanë ndikuar në nivelin e ndotjes së ajrit.

Po ashtu ai ka shtuar se edhe mungesa e kapaciteteve institucione e kanë vështirësuar punën e një menaxhimi të duhur.

Mes tjerash Abazi thotë se janë disa nga faktorët që po ndikojnë në cilësinë së ajrit janë: termocentralet e vjetërsuara, vjetërsia e veturave e djegia e pyjeve.

Të njëjtin shqetësim e ka edhe Egzona Shala, ekologe dhe aktiviste për mbrojtjen e mjedisit, e cila tha se gjendja e cilësisë së ajrit në baza vjetore vazhdon të jetë e rrezikshme dhe e dëmshme.

“Zjarret në cilësinë  e ajrit kanë ndikim të madh, kjo për faktin e lirimit të toksinave të cilat pastaj shndërrohen në cilësi të ajrit jo të mirë që e thithim për çdo ditë, por që përpos efekteve negative kanë efekte në kohëzgjatje të tyre, në bimësi dhe sidomos në ujëra që në mënyrë të tërthortë ndikojnë në cilësinë e ajrit në vend”.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë