Bizneset Vende Pune Ofertat

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale kushtuan rreth 11 milion euro

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale kushtuan rreth 11 milion euro

12.03.2022 Lajme

Përveç angazhimit të përhershëm në këto procese zgjedhore, pothuajse gjatë tërë vitit, ato kanë pasur edhe koston e tyre në buxhetin e shtetit të Kosovës.

Sipas Zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamanetare dhe lokale të vitit 2021, janë shpenzuar rreth 11 milion euro.

“Në dhjetë nga dymbëdhjetë muajt e vitit të kaluar, KQZ-ja është angazhuar në mënyrë permanente për organizimin e dy proceseve të ndara zgjedhore. Me qëllim të organizimit të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend janë shpenzuar rreth 4.5 milion euro (4,469,764 euro), ndërsa për Zgjedhjet Lokale rreth 6.5 milion euro (6,467,352 euro). Marrë në përgjithësi, janë rreth 11 milion euro (10,937,116 euro) që janë shpenzuar për këto dy procese zgjedhore”, tha Elezi për EO.

Më tej, ai bëri të ditur se pjesa më e madhe e këtyre mjeteve shpenzohen për të paguar me mijëra persona që angazhohen gjatë procesit zgjedhor dhe në faza të ndryshme të tij.

Sipas tij, në Zgjedhjet për Kuvend janë angazhuar rreth 25 mijë persona, ndërsa në dy raundet e Zgjedhjeve Lokale janë angazhuar 37 mijë të tjerë.

“Natyrisht se duke e ditur rëndësinë që zgjedhjet kanë për shtetin dhe demokracinë e tij, ato kanë koston e tyre, për shkak edhe të angazhimit të një numri të madh të personave. Pjesa më e madhe e mjeteve që janë të dedikuara për një proces zgjedhor, shpenzohen për të paguar trupat zgjedhore që angazhohen si dhe stafin e përkohshëm të KQZ-së. Zgjedhjet Lokale kanë kosto më të lartë, pasi duhet të mbahet edhe raundi i dytë i tyre, zakonisht në një numër të madh të komunave”, tha Elezi.

Sipas Elezit, KQZ-ja ka arritur që të përmbushë detyrat kushtetuese dhe ligjore, pavarësisht një barre kaq të madhe në organizimin e dy proceseve zgjedhore brenda vetëm një viti.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Nënshkrimet e qytetarëve për tërheqjen e Trustit, KQZ-ja bën verifikimin e mbi 17 mijë sosh

Nënshkrimet e qytetarëve për tërheqjen e Trustit, KQZ-ja bën verifikimin e mbi 17 mijë sosh

Ndërkaq, tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur të bëjë verifikimin e nënshkrimeve të qytetarëve, ku po kërkohet ndryshimi i Ligjit për tërheqjen e një shume të caktuar të parave nga Trusti.

Nga KQZ kanë bërë të ditur se deri tani kanë arritur të bëjnë verifikimin e 17 mijë e 197 nënshkrimeve të qytetarëve.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi tha se 17,197 nënshkrues të peticionit janë qytetarë me të drejtë vote të Republikës së Kosovës.

“Pas procesit të verifikimit të listës së nënshkrimeve të peticionit, rezulton se 17,197 nënshkrues të peticionit janë qytetarë me të drejtë vote të Republikës së Kosovës”, bërë të ditur Elezi.

Ai tha se nënshkrimet janë verifikuar në bazë të listës së fundit të votuesve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka verifikuar listën e nënshkrimeve në raport me listën e fundit të votuesve, e cila i takon Zgjedhjeve Lokale të 17 tetorit 2021 dhe të cilën e posedon KQZ-ja”, u shpreh ai.

Elezi tha se për verifikimin e nënshkrimeve, javën e kaluar e kanë njoftuar edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

“Lidhur me këtë, të enjten e javës së kaluar kemi informuar zyrtarisht Kryetarin e Kuvendit të Kosovë”, tha ai për Front Online.

Një iniciativë tjetër për ndryshimin e Ligjit për Trustin në Kuvendin e Kosovës është  iniciuar edhe nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, por nuk i mori votat e mjaftueshme.

​Publikohen shpenzimet e LVV, PDK e LDK gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021

​Publikohen shpenzimet e LVV, PDK e LDK gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar shpenzimet e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021.

Lëvizja Vetëvendosje i prinë listës së shpenzimeve me afro 1 milion euro shpenzime (saktësisht 919 mijë e 408 euro), më pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës me 144 mijë e 871 euro shpenzime, pastaj Partia Demokratike e Kosovës me 144 mijë e 781 euro shpenzime.

“Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar dosjen e informimit publik për subjektet politike dhe kandidatët e zgjedhur që u takojnë Zgjedhjeve Lokale 2021. Duke u bazuar në nenin 43 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, KQZ, duke vepruar përmes Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, krijon dhe ruan një dosje të informimit publik e cila përmban: regjistrin e donatorëve të secilit subjekt politik; raportet e publikimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike të dorëzuara në KQZ dhe formularët e publikimit financiar për kandidatët e zgjedhur.

Të gjitha subjektet politike që certifikohen nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje janë të obliguara që brenda 45 ditësh pas ditës së zgjedhjeve të dorëzojnë raportin financiar të fushatës zgjedhore”, thuhet në komunikatën e KQZ-së.

Kliko këtu për të parë shpenzimet e subjekteve politike gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021.

Sqarim: Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit.

Zgjedhjet, KQZ-ja po e ruan materialin zgjedhor të 418 kutive të votimit – pse?

Zgjedhjet, KQZ-ja po e ruan materialin zgjedhor të 418 kutive të votimit – pse?

Edhe pse Zgjedhjet Lokale janë përmbyllur në mes të muajit dhjetor, jo të gjitha aktivitetet që i takojnë atij procesi kanë përfunduar, siç është rasti me shkatërrimin e materialit zgjedhor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një intervistë për EkonomiaOnline ka thënë se ky institucion ka vendosur ta ruajë materialin zgjedhor të 418 kutive të votimit që i takojnë zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe së shpejti pritet të vendos është për materialin që i takon zgjedhjeve të 17 tetorit dhe 14 nëntorit.

“Është detyrim ligjor për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që në një kohë të përshtatshme brenda 60 ditëve pas certifikimit të rezultateve zgjedhore të bëjë shkatërrimin e materialit zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet”.

“Ky aktivitet, llogaritet të jetë i fundit që i takon një procesi zgjedhor, në këtë rast Zgjedhjeve Lokale 2021”, tha Elezi.

Sipas tij, jo i gjithë materiali zgjedhor do të shkatërrohet, pasi një pjesë e tij ruhet si prova për qëllime të hetimit, ndërsa një pjesë tjetër ruhet për qëllime të trajnimit të stafit që do të angazhohet në proceset e ardhshme zgjedhore.

“KQZ-ja do të vendos për të gjitha detajet si dhe do të përcaktojë edhe materialet të cilat do të ruhen si prova për qëllime të hetimit nga organet e drejtësisë deri në përfundimin e të gjitha çështjeve”.

“Po ashtu, KQZ-ja ruan edhe një pjesë të materialit zgjedhor i cili do të mund të përdoret për qëllime të trajnimit në proceset e ardhshme zgjedhore”, u shpreh ai.

Se sa do të jetë numri i kutive që do të ruhen nga Zgjedhjet Lokale, ende nuk dihet, por nga procesi tjetër zgjedhor ai i zgjedhjeve të 14 shkurtit, KQZ-ja ka ruajtur materialin zgjedhor të 418 kutive të votimit.

“Gjatë vitit 2021, KQZ-ja ka organizuar edhe një proces tjetër zgjedhor, pra Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës dhe materiali zgjedhor është shkatërruar. Në këtë proces nuk është përfshirë materiali zgjedhor i 418 kutive të votimit, që i takojnë zgjedhjeve të 14 shkurtit”.

“Pra, ky material do të ruhet si provë derisa të përfundojnë të gjitha çështjet në institucionet përkatëse”, deklaroi Elezi.

SuharekaOnline Media Rr. Brigada 123, pn, 23000 Suharekë,
Kosovë
FURRA PIZZERIA KOSOVARJA2 Gastronomi Rr.Xhavit Syla Suharek,
Kosovë
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Lami Palace Gastronomi Rr. Brigada 123, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende28 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë