Zgjedhjet lokale – s’ka afat shtesë për certifikimin e subjekteve politike, KQZ: Pak të interesuar deri tani

  • 07.08.2021
Zgjedhjet lokale – s’ka afat shtesë për certifikimin e subjekteve politike, KQZ: Pak të interesuar deri tani

Kanë mbetur më pak se 3 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor.

Partitë politike veçse kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhje, duke filluar nga zyrtarizimet e emrave të kandidatëve për kryetarë të komunave.

Deri tani vetëm 8 subjekte politike kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.


16 gushti është data e fundit për dorëzimin e aplikimit dhe listës së kandidatëve, ndërsa sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nuk do të ketë afat shtesë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për EkonomiaOnline ka bërë të ditur se deri tani kanë aplikuar 5 iniciativa qytetare, 2 kandidatë të pavarur dhe një parti politike.

Sipas Elezit, asnjëra nga këto subjekte nuk është parti parlamentare.

Ndërkaq, i pyetur lidhur me mundësinë që KQZ-ja të zgjasë afatin e aplikimit, Elezi ka thënë se afati i vendosur nga KQZ-ja është mbështetur ne ligj dhe si i tillë nuk mund të ndryshohet.

“Deri më 16 gusht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë aplikimet nga ana e subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e vjeshtës.

Ne jemi në zgjedhje të rregullta, pra edhe afatet të cilat janë vendosur nga KQZ-ja janë të mbështetura në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligjin për zgjedhjet lokale, prandaj, nuk ekziston mundësia për të pasur një afat shtesë sa i përket kohës së kur subjektet politike duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre”, tha Elezi.

Gjithashtu, Elezi bëri të ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë verifikimin e kandidatëve nëse janë në përputhje me Nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në bashkëpunim me institucionet tjera, varësisht nga fusha e përgjegjësisë që mbulojnë ato.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë