Zgjedhjet lokale, fillon afati i aplikimit për certifikim të partive politike, me këtë datë përfundon afati

Zgjedhjet lokale, fillon afati i aplikimit për certifikim të partive politike, me këtë datë përfundon afati
Taulant Krasniqi

18.06.2021 / Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar të gjitha partitë politike se koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale se afati i aplikimit për certifikim ka filluar dhe përfundon më 16 gusht 2021.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes së KQZ-së, thuhet se kërkesat për certifikim dorëzohen në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, në çdo kohë, gjatë orarit të punës, nga ora 08:00 deri 16:00.

“Njoftohen të gjitha partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale se afati i aplikimit për certifikim ka filluar dhe përfundon më 16 gusht 2021.

Kërkesat për certifikim dorëzohen në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, në çdo kohë, gjatë orarit të punës, nga ora 08:00 deri 16:00. Për informata shtesë, mund të vizitoni ueb faqen e KQZ www.kqz-ks.org ose kontaktoni në tel. 038 200 81 010”, kanë shkruar në rrjetin social në Facebook.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit