Shtyhet afati për aplikim në thirrjen për efiçiencë në shtëpi

08.01.2025

Lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës që planifikojnë të aplikojnë për subvencione në kuadër të “Thirrjes Publike për Subvencionimin e Masave të Efiçiencës së Energjisë në Shtëpitë Individuale”!

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) njofton se afati për aplikimin e disbursimit është shtyrë deri më 30 prill 2025.

Kjo vendimmarrje është marrë në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, donatori i këtij projekti, me qëllim që të ofrohet më shumë kohë për të gjithë përfituesit të përfundojnë punimet dhe të aplikojnë për disbursimin e fondeve.

Më shumë kohë për të përfunduar punimet: Nëse jeni pjesë e thirrjes së dytë publike (gusht 2024) ose jeni në listën e pritjes nga thirrja e parë publike (gusht 2023) dhe auditimi i energjisë është kryer nga FKEE, atëherë keni më shumë kohë për të finalizuar punimet në shtëpinë tuaj.

Mundësi për të përfituar nga subvencionet: Duke përfunduar punimet brenda afatit të ri, ju mund të aplikoni për disbursimin e fondeve dhe të përfitojë nga subvencionet e ofruara nga FKEE për të bërë shtëpinë tuaj më efikase energjikisht.

Procedurë e thjeshtë: Për të aplikuar për disbursim, duhet të dorëzoni dokumentacionin e kërkuar sipas thirrjes publike, përmes platformës online https://disbursimi.fkee-rks.net/.