Zgjedhjet e 28 dhjetorit – Afati për verifikimin e qendrës së votimit mbyllet pas tre ditësh
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët se afati për verifikimin dhe ndërrimin e qendrës së votimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit është 6 dhjetor 2025.
Të gjithë votuesit që dëshirojnë të sigurohen se ku do të votojnë, ose të ndërrojnë qendrën e votimit, duhet ta bëjnë këtë brenda këtij afati.

Si mund të bëhet ndërrimi i qendrës së votimit?
• Përmes platformës zyrtare të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org/sq/
• Përmes vizitës në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën e tyre

KQZ inkurajon qytetarët që të verifikojnë të dhënat sa më herët, në mënyrë që të evitohen problemet ditën e votimit dhe të sigurohet një proces demokratik i rregullt e i qetë.
Për më shumë informacione, qytetarët mund të kontaktojnë:
• WhatsApp / Viber: +383 46 13 00 13
• Numri pa pagesë: 0800 55 555
KQZ rikujton se pjesëmarrja e informuar dhe aktive e qytetarëve është thelbësore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.