Zgjatet afati i aplikimit për kuzhina popullore për mbështetje në kuadër të masës 3.4

16.09.2021

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjitha organizatat jo qeveritare dhe entitetet e tjera që ofrojnë shërbime të kuzhinave popullore se është shtyrë afati për përfitim nga Masa 3.4, deri më datë 19 shtator 2021. Masa 3.4 – Mbështetja e kuzhinave popullore/humanitare synon të sigurojë financim për vazhdimësinë e punës së kuzhinave popullore, […]

Zgjatet afati i aplikimit për kuzhina popullore për mbështetje në kuadër të masës 3.4 Foto: Ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjitha organizatat jo qeveritare dhe entitetet e tjera që ofrojnë shërbime të kuzhinave popullore se është shtyrë afati për përfitim nga Masa 3.4, deri më datë 19 shtator 2021.

Masa 3.4 – Mbështetja e kuzhinave popullore/humanitare synon të sigurojë financim për vazhdimësinë e punës së kuzhinave popullore, të cilat mund të jenë ndikuar negativisht nga pandemia COVID-19.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me vizionin e Qeverisë, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët.

Të gjitha organizatat jo qeveritare dhe entitetet e interesuara që ofrojnë shërbime të kuzhinave popullore mund të aplikojnë deri më 19 shtator në e-mail adresën zs.mf@rks-gov.net.

Për më shumë detaje rreth shpalljes, ju lutemi referohuni tek vegëza në vijim: KËTU.