Zëvendëskryeministrja e Kosovës tregon se si e ka injoruar Vuçiqin pasi ai i foli serbisht

05.09.2020

Zv/kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj ka treguar se gjatë zhvillimeve në Uashington presidenti serbë, Aleksandër Vuçiq iu është drejtuar asaj duke folur në gjuhën serbe. Albulena Balaj-Halimaj këtë e ka bërë të ditur përmes një reagimi në facebook, ku ka shkruar: “Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në konfernecën e tij të djeshme për shtyp qenka marrë […]

Zëvendëskryeministrja e Kosovës tregon se si e ka injoruar Vuçiqin pasi ai i foli serbisht Foto: Ilustrim

Zv/kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj ka treguar se gjatë zhvillimeve në Uashington presidenti serbë, Aleksandër Vuçiq iu është drejtuar asaj duke folur në gjuhën serbe.

Albulena Balaj-Halimaj këtë e ka bërë të ditur përmes një reagimi në facebook, ku ka shkruar: “Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në konfernecën e tij të djeshme për shtyp qenka marrë edhe me mua, duke u ankuar se unë nuk kam folur me të!”

Albulena Balaj-Halimaj thot se e vërteta është që për të fare nuk i ka bërë përshtypje fakti që Aleksandër Vuçiq ka qenë duke ecur në pjesën ku ishin duke qëndruar dhe duke biseduar me disa të tjerë, kur ai me qëllim provokimi më është drejtuar në gjuhën serbe, prandaj unë thjesht e injorova dhe fare nuk iu përgjigja dhe vazhdova punën time.

Fundja ne të gjithë gjindeshim në një shtet që flitej gjuha angleze, prandaj kur flsinim me tjerë, ashtu siç e don rendi i drejtoheshim në gjuhën angleze, ky rregull vlen edhe për Vuçiqin i pëlqej apo nuk i pëlqej atij, ka thënë Balaj-Halimaj.

Vuçiqi si ish ministër i informatave në kohën e Millosheviçit duhet ta ketë informatën se kanë kaluar 21 vite nga kur Serbia nuk sundon më në Kosovë, ka shtuar ajo.

Albulena Balaj-Halimaj tregon se me gjthë të tjerët kanë pasur komunikim të mirë dhe intenziv. Por ky është Vuçiqi është shprehur ajo, “vesi për të dezinformuar i ka mbetur që nga koha kur në cilësinë e ministrit të informatave të Millosheviçit dezinformonte botën”.