Kaja Kallas pret për herë të parë Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel

para 41 dite

Sot në Bruksel, Kaja Kallas, në cilësinë e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, pret për herë të parë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kaja Kallas pret për herë të parë Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel

Takimet do të zhvillohen veç e veç, jashtë kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Këto takime ndodhin vetëm pak ditë pas një incidenti serioz në kanalin kritik të Ibër-Lepencit, në pjesën veriore të Kosovës, nga ku furnizohen me ujë qytete dhe termocentrale të rëndësishme të vendit. Shpërthimi i fundit në këtë infrastrukturë është cilësuar nga BE-ja si një “sulm terrorist”.

Kaja Kallas, e cila nisi mandatin e saj si kryediplomate evropiane më 1 dhjetor, është përballur menjëherë me një sfidë të rëndësishme. Me një përvojë të gjerë si ish-kryeministre e Estonisë, ajo pritet të sjellë një perspektivë të re në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, që ka kaluar përmes tri ndërmjetësuesve të mëparshëm – Catherine Ashton, Federica Mogherini dhe Josep Borrell.

Etiketat

Ofertat e fundit