Zëvendëskryeministri kërkon që të zgjatet orari i punës për gastronomët

11.01.2021

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kërkesat e gastronomëve duhet të merren seriozisht. Tutje Tahiri ka thënë se orari i gastronomisë duhet të zgjatet. “Kërkesat e gastronomëve duhet të merren seriozisht. Aleanca si parti dhe unë si zëvendëskryeministër, kemi kërkuar në vazhdimësi që të krijohen mundësitë për gastronomët dhe të zgjatet orari i […]

Zëvendëskryeministri kërkon që të zgjatet orari i punës për gastronomët Foto: Ilustrim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kërkesat e gastronomëve duhet të merren seriozisht.

Tutje Tahiri ka thënë se orari i gastronomisë duhet të zgjatet.

“Kërkesat e gastronomëve duhet të merren seriozisht. Aleanca si parti dhe unë si zëvendëskryeministër, kemi kërkuar në vazhdimësi që të krijohen mundësitë për gastronomët dhe të zgjatet orari i punës për këtë veprimtari!” ka shkruar Tahiri në facebook.