Zemaj: Kam dyshime rreth numrit të vogël të rasteve me COVID-19 dhe vdekjeve

18.05.2021

Në ditët e fundit ka rënie të dukshme të numrit rasteve pozitive me COVID-19 njëashtu edhe vdekjeve, ku gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 25 raste pozitive me këtë virus dhe një rast i vdekjes. Ndërsa ky numër i vogël i rasteve pozitive, ka bërë që të dyshojë ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. […]

Zemaj: Kam dyshime rreth numrit të vogël të rasteve me COVID-19 dhe vdekjeve Foto: Ilustrim

Në ditët e fundit ka rënie të dukshme të numrit rasteve pozitive me COVID-19 njëashtu edhe vdekjeve, ku gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 25 raste pozitive me këtë virus dhe një rast i vdekjes.

Ndërsa ky numër i vogël i rasteve pozitive, ka bërë që të dyshojë ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj ka thënë se është duke u bërë verifikimi përmes kryetarëve të komunave si dhe shtabeve emergjente të cilët kanë hedhur disa dilema rreth mënyrës së testimeve.

“Nuk do të dëshiroja që të ketë prapavijë tjetër, qoftë në deklarimin e testimeve, numrave apo rasteve të vdekjes. Nga ardhja e kësaj Qeverie janë ndërprerë testimet për bashkëatdhetarë, lejohen për qeveritar.

Janë disa çështje që duhet të ketë ndonjë investigim nga profesionistët që të mos kemi ndonjë situatë që mund të na çojë në situatë të keqe. Kjo ndërlidhet me procesin e vaksinimit.

Kemi akoma numër të ulët të qytetarëve që janë vaksinuar. Trendi i vaksinimit në vendet tjera është tregues që diçka nuk është në rregull edhe me numrin e infeksioneve”, tha ai në KlanKosova.

Ndër të tjerash, Zemaj tha se çdo vaksinë që ka ardhë është produkt i Qeverisë së kaluar.