Zbuten masat anti-COVID në burgjet e Kosovës

30.04.2021

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se janë zbutur masat anti-COVID, ku nga data, 05 maj 2021, secili i burgosur do të ketë mundësi të pranoj në vizitë dy vizitorë të rritur dhe tre fëmijë. Gjithashtu në njoftim thuhet se familjarët gjatë vizitës së tyre janë të obliguar të respektojnë masat anti-COVID. Ndërsa, nga data […]

Zbuten masat anti-COVID në burgjet e Kosovës Foto: Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se janë zbutur masat anti-COVID, ku nga data, 05 maj 2021, secili i burgosur do të ketë mundësi të pranoj në vizitë dy vizitorë të rritur dhe tre fëmijë.

Gjithashtu në njoftim thuhet se familjarët gjatë vizitës së tyre janë të obliguar të respektojnë masat anti-COVID.

Ndërsa, nga data 10 maj 2021, do të filloi lejimin e vikendeve për të dënuarit të cilët plotësojnë kushtet ligjore për shfrytëzimin e vikendit në shtëpi.

Njoftimi i plotë:

Njoftim nga SHKK

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 05 maj 2021, secili i burgosur do të ketë mundësi të pranoi në vizitë dy vizitorë të rritur dhe tre fëmijë.

Familjarët gjatë vizitës së tyre janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës dhe dezinfektimin e duarve).

Ndërsa, nga data 10 maj 2021, do të filloi lejimin e vikendeve për të dënuarit të cilët plotësojnë kushtet ligjore për shfrytëzimin e vikendit në shtëpi.

Pas kthimit nga vikendi, të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës së karantinimit në periudhë kohore prej së paku 7 ditësh.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.