Zbuten masat anti-COVID, hiqet ora policore, nga 7 marsi lejohen ahengjet

01.03.2022

Me vendimin e Qeverisë është hequr kufizimi i lëvizjes (ora policore). Me vendimin e ri lehtësim sektori i hotelierisë dhe gastronomisë do të punojë me orar të plotë . “Klientet dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër […]

Zbuten masat anti-COVID, hiqet ora policore, nga 7 marsi lejohen ahengjet Foto: Ilustrim

Me vendimin e Qeverisë është hequr kufizimi i lëvizjes (ora policore).

Me vendimin e ri lehtësim sektori i hotelierisë dhe gastronomisë do të punojë me orar të plotë .

“Klientet dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19. Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50 për qind të kapacitetit të hapësirës”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Gjithashtu prej datës 7 mars lejohet veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore deri në 50% të kapacitetit.