VV insiston në votim të fshehtë për kryekuvendarin, Faton Peci siguron ripropozimin e Haxhiut

05.05.2025

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar para fillimit të seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës se përmes votimit të fshehtë synohet respektimi i plotë i vullnetit të deputetëve.

VV insiston në votim të fshehtë për kryekuvendarin, Faton Peci siguron ripropozimin e Haxhiut Foto: Ilustrim

Peci u shpreh se nëse arrihet shumica e kërkuar, do të dalë në pah emri i kryeparlamentarit. Ai gjithashtu shprehu besimin e tij se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, do ta propozojë sërish Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit.

“Ne kemi hyrë në një cikël ku po kërkojmë që për shkak të respektimit të vullnetit të plotë të deputetëve të kemi një votim të fshehtë. Nëse e kemi shumicën e kërkuar vjen në shprehje se cili do të jetë emri. Unë besoj që Konjufca do të kandidojë zonja Haxhiun”, tha ministri Peci para mediave, duke iu referuar tentativës së sotme, të 11-tën me radhë, për të konstituuar legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Deklarata e ministrit Peci vjen në një moment kyç, teksa partitë politike vazhdojnë të jenë të ndara rreth mënyrës së zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe organeve të tjera drejtuese të Kuvendit. Propozimi për votim të fshehtë shihet si një përpjekje për të thyer ngërçin dhe për të mundësuar konstituimin e institucionit më të lartë ligjësues në vend.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More