Bizneset Vende Pune Ofertat

Vuçiq zbulon se çka i kërkoi Macron në Bruksel

Vuçiq zbulon se çka i kërkoi Macron në Bruksel

29.10.2023 Lajme

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk deshi të flasë shumë për detajet e bisedimeve në Bruksel, por përmendi diçka nga ajo që u diskutua.

Atij ia kanë hapur temën e sulmit në Banjskë, dhe një version të tij të shkëputur të bisedës me liderët europianë ai e tregoi në një paraqitje televizive këtë mëngjes.

Vuçiq tha se i është thënë se në Banjskë është vrarë polici i Kosovës, ndërsa ai ka reaguar për të thënë “jo, katër”.

“Ata ende thonë një, unë them katër, këto janë gjërat për të cilat duhet të reagosh, dhe ne pak a shumë kemi mësuar gjithçka tjetër”, tha Vuçiq në TV Prva.

Ai tha se në një moment, presidenti i Francës i kërkoi të nënshkruante diçka, por që kishte refuzuar.

“Isha ulur përballë të gjithëve, gjashtë prej tyre, dhe Macron më tha t’i nënshkruaj tri letra. Unë jam ulur vetëm dhe duhet të përballem me ata që e di se janë më të mëdhenj dhe më të fortë, numëroj sa më të mëdhenj dhe më të fortë janë, por gjithsesi – Kushtetutën e kam, nuk dua ta nënshkruaj, por çfarë të dua, e kam Kushtetutën që jam betuar, që e dua dhe e respektoj”, tha Vuçiq.

Në Bruksel, Vuçiq tha se s’u diskutua ndëshkimi i Serbisë.

“Meqenëse nuk e pranuan se ishte akt terrorist, kërkuan që të dënohej sulmi ndaj policisë së Kosovës nga një grup paramilitar i mbështetur nga autoritetet serbe. Fqinjtë donin ta fusnin atë, por nuk kaloi”. tha Vuçiq.

Ndëshkimin e Serbisë e kishin kërkuar paraprakisht Shqipëria dhe Kroacia, përveç Kosovës, por Vuçiq kujtoi se shteti i udhëhequr nga Edi Rama nuk është në Këshillin Europian.

“Kroacia kërkoi nga BE-ja që të vendosë sanksione ndaj Serbisë për shkak të Banjskës”, tha Vuçiq.

“Nuk kam pse të them, të gjithë dinë gjithçka”, tha ai.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Vuçiq: Marrëveshja e Ohrit, kusht për anëtarësim të Serbisë në BE

Vuçiq: Marrëveshja e Ohrit, kusht për anëtarësim të Serbisë në BE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se ka mundësi që Marrëveshja e Ohrit mund të bëhet pjesë e negociatave të kapitullit 35 me Bashkimin Evropian, dhe është kusht për anëtarësimin e Serbisë në këtë bllok.

Në kapitullin e 35-të, për pranim të Serbisë në BE-së, përfshihen edhe marrëdhëniet e këtij shteti me Kosovën.

Marrëveshja e Ohrit parasheh që Serbia t’i njohë simbolet shtetërore të Kosovës, nuk e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe palët e respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës.

Vuçiq ka thënë se për Serbinë “pranimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara nuk vjen në shprehje”.

“Jam takuar me francezët, gjermanët, italianët, të gjithë evropianët, amerikanët, për këtë gjë. Të gjithë i dinë të gjitha”, ka thënë Vuçiq për të përjavshmen serbe NIN.

Siç ka raportuar edhe më herët Radio Evropa e Lirë, BE-ja do t’i kërkojë formalisht Komisionit Evropian që t’i përfshijë obligimet nga marrëveshja e arritur në shkurt, mes dy palëve, për nornalizim marrëdhëniesh, në negociatat për anëtarësim mes Beogradit dhe Brukselit.

“Këshilli i ka kërkuar Komisionit dhe Përfaqësuesit të Lartë që urgjentisiht të propozohet, para fundit të janarit 2024, ndryshime dhe kritere shtesë për kapitullin 35, për negociatat e Serbisë për anëtarësim”, thuhet në draftin me konkluzione, të cilat e ka parë Radio Evropa e Lirë.

Këto konkluza do të miratohen nga ministrat për punë të Jashtme, në një takim më 12 dhjetor.

Ato më pas duhet të miratohen edhe nga Këshilli Evropian, në një samit të liderëve, që do të mbahet më 14-15 dhjetor.

BE-ja, rregullisht thekson se shpejtësia e anëtarësimit të Serbisë në bllok varet prej përparimit që bën në dialogun me Kosovën.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh.

Pajtueshmëria për aneksin e zbatimit është rritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.

Prishtina dhe Beogradi nuk i kanë nënshkruar marrëveshjet, për shkak të refuzimit të Vuçiqit.

Dy vendet kanë arritur disa marrëveshje prej nisjes së negociatave – më 2011 – por jo të gjitha janë zbatuar.

Teoria e Vuçiqit: Me sanksionet ndaj Kosovës, që nuk janë aq serioze, po i bëhet presion Serbisë

Teoria e Vuçiqit: Me sanksionet ndaj Kosovës, që nuk janë aq serioze, po i bëhet presion Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq ka dalë me një teori tjetër.

Ai ka thënë se me sanksionet ndaj Kosovës po i bëhet presion Serbisë.

“Prandaj i vunë shqiptarët nën sanksione, të cilat nuk janë aq serioze, dhe me këtë në fakt po shantazhojnë Serbinë, sepse kemi diçka për të humbur”, tha ai.

Gjithashtu, ai tha se muaj dhe javë të vështira po vijnë dhe shton se  qëllimi i komunitetit ndërkombëtar është që ta detyrojë Serbinë, që në një mënyrë apo tjetër, ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Vitin tjetër presim trazira dhe konflikt më të madh”: Vuçiq propagandon në përvjetorin e 182’të të SANU-s famëkeq

“Vitin tjetër presim trazira dhe konflikt më të madh”: Vuçiq propagandon në përvjetorin e 182’të të SANU-s famëkeq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjatë vitit 2024 “do të ketë trazira dhe konflikt më të madh” se në vitin 2023, duke folur nga Akamedia famëkeqe e Shkencave dhe Arteve (SANU) në Beograd.

Kur e them këtë, kam ndërmend çdo lloj kërcënimesh ndaj popullit tonë në Kosovë dhe Republika Srpska dhe në shumë pjesë tjera të rajonit. Prandaj mendoj se është skajshmërisht e rëndësishme që të dëdgjojmë mendimet dhe pikëpamjet e ndryshme çdo ditë, që të gjejmë emërues të përbashkët, si të ruajmë lirinë, vendit dhe të ardhmen në përgjithësi”, ka thënë Vuçiq, siç e cituan mediat serbe.

Rrugëdalja jonë është zgjidhja përmes kompromisit, ani pse e dimë që nuk do të ketë”, tha ai duke iu referuar procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sigurimi Internacional Sigurime Brigada 123,
Kosovë
M-L Solution Call Center Brigada123,
Kosovë
“Kolegji AAB” Zyra per Regjistrime Arsim dhe Edukim Rr. “Brigada 123” afer furres Edi,
Kosovë
Kompania e pastrimit JOKER Tjera Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende23 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë