Voziti 99 km/h në zonën 40km/h, dënohet me 300 euro dhe i konfiskohet patentë shoferi për tre muaj

23.11.2023

Njësite policore nga Stacioni Policor Kamenicë gjatë kontrollit në trafik në dy raste në ndara ka hasur në kundërvajtës në trafik të cilët me veprimet e tyre kanë renë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor. Në njërin rast kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzetë (40) km/h është hasur […]

Voziti 99 km/h në zonën 40km/h, dënohet me 300 euro dhe i konfiskohet patentë shoferi për tre muaj Foto: Ilustrim

Njësite policore nga Stacioni Policor Kamenicë gjatë kontrollit në trafik në dy raste në ndara ka hasur në kundërvajtës në trafik të cilët me veprimet e tyre kanë renë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

Në njërin rast kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzetë (40) km/h është hasur duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e nëntë (99) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masa e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Ndërsa në rastin e dytë kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzetë (40) km/h është hasur duke vozitur me shpejtësinë gjashtëdhjetë e tetë (68) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masa e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.