Votohet projektligji për skemat pensionale, përfitojnë rreth 70 mijë pensionistë të larguar dhunshëm nga puna në vitet 90-ta

27.07.2023

Projektligji për skemat pensionale ka kaluar në Kuvendin e Kosovës. Ishin 76 deputetët e pranishëm në sallë që votuan për, duke mos qenë asnjë që votë kundër apo abstenimi. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kërkoi që ky projektligj të shqyrtohet e pastaj të sillet sërish në Kuvend sipas afateve. Më këtë Projektligj do të eliminohet […]

Votohet projektligji për skemat pensionale, përfitojnë rreth 70 mijë pensionistë të larguar dhunshëm nga puna në vitet 90-ta Foto: Ilustrim

Projektligji për skemat pensionale ka kaluar në Kuvendin e Kosovës. Ishin 76 deputetët e pranishëm në sallë që votuan për, duke mos qenë asnjë që votë kundër apo abstenimi.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kërkoi që ky projektligj të shqyrtohet e pastaj të sillet sërish në Kuvend sipas afateve.

Më këtë Projektligj do të eliminohet padrejtësia dhe do të sigurohet trajtimi i barabartë për të gjithë pensionistët. Përmes Projektligjit do të adresohet çështja e pabarazisë disavjeçare, të mosnjohjeje të së drejtës pensionale në skemën e pensionit kontributpagues, të një numri të madh të pensionistëve të cilët nuk përmbushin kriterin prej 15 vitesh kontribut në sistemin pensional.

Ndikimi i kësaj skeme në 50 vitet ardhshme parashihet të jetë rreth 1.3 miliard euro.

Nga ky plotësim, teorikisht parashihet që të përfitojnë rreth 104 mijë persona që do të plotësonin kushtin, megjithatë duhet të llogarisim se disa prej tyre kanë ndërruar jetë. Andaj, vlerësimet janë, duke u bazuar në skemën e pensionit bazik duhet të janë rreth 70 mijë persona.