Votohet në parim projektligji për heqjen e homologimit, PDK nuk merr pjesë në votim

17.06.2021

Ashtu siç ishte marr vendim në mbledhjen e Qeverisë të datës 28 maj 2021, që të përkrahet propozimi i deputetëve të Kuvendit, për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Automjete, që i hap rrugë heqjes së homologimit të veturave, komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë kishte votuar më 8 qershor në […]

Votohet në parim projektligji për heqjen e homologimit, PDK nuk merr pjesë në votim Foto: Ilustrim

Ashtu siç ishte marr vendim në mbledhjen e Qeverisë të datës 28 maj 2021, që të përkrahet propozimi i deputetëve të Kuvendit, për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Automjete, që i hap rrugë heqjes së homologimit të veturave, komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë kishte votuar më 8 qershor në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

Anëtarët e këtij Komisioni me shumicë votash kanë votuar që të kalojë në parim plotësim-ndryshimi i Ligjit për Automjete.

Ky projektligj parasheh heqjen e homologimit, si dhe mundësinë e bartjes së pagesës me rastin e ndërrimit të pronësisë.

Ndërsa sot në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës është hedhur në votim projektligji për heqjen e homologimit.

Pasi është hedhur në votim ky projektligj është votuar, por Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka marrë pjesë në votim.

U.D e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se projektligji për automjete ku përfshihet edhe heqja e homologimit ka ardhur për herë të dytë pas mosmbështetjes në legjislaturën e VII-të (të kaluar).

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se projektligji për automjete ku përfshihet homologimi ka ardhur për herë të dytë pas mosmbështetjes në legjislaturën e kaluar.

Poashtu Kusari-Lila ka shtuar se me plotësim-ndryshimin e projektligjit do të sigurohet që kjo padrejtësi e homologimit do të hiqet, e që kjo padrejtësi është mbi një dekadë.

Deputetja, Fitore Pacolli ka thënë se Ministria e Infrastrukturës shumë shpejtë do ta sjellë në kuvend ligjin e ri për automjete dhe i ka ftuar që të gjithë deputetët të kontribuojnë në të.

Gjithashtu, Pacolli ka shtuar se Komisioni për Infrastrukturë e ka shqyrtuar në parim projektligjin dhe se e ka vlerësuar se i plotëson kushtet e parapara.