Me 66 vota pro ALBIN KURTI është kryeministri i ri i Republikës së Kosovës

03.02.2020

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot ka mbajtur seancën plenare ku është votuar Qeveria e re e Republikës së Kosovës. Kjo seancë erdhi pas kërkesës së Kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili kërkoi nga Kryesia e Kuvendit, të caktojë seancë më 3 shkurt, për formimin e Qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve […]

Me 66 vota pro ALBIN KURTI është kryeministri i ri i Republikës së Kosovës Foto: Ilustrim

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot ka mbajtur seancën plenare ku është votuar Qeveria e re e Republikës së Kosovës.

Kjo seancë erdhi pas kërkesës së Kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili kërkoi nga Kryesia e Kuvendit, të caktojë seancë më 3 shkurt, për formimin e Qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, dje arriti përfundimisht marrëveshje bashkëqeverisëse më Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila është subjekti i dytë fitues pas zgjedhjeve të mbajtura më 2019.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për qeverinë e re në krye me Kryeministër Albin Kurtin.

66 deputetë kanë votuar për dhe 10 abstenime.